Ka ndërruar jetë në spital biznesmeni vlonjat, i plagosur dje pas të shtënave me armë në lokalin e tij.

Ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën, pasi kishte marrë 6 plumba në pjesën e kraharorit, por për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.

Mësohet se Arben Beqiraj (Brahimaj), rreth moshës 52 vjeçare ka ndërruar jetë pas mesnate në spital.

Ai ishte pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe i nje tjeter biznesi ne qender te Vlores.vloreee

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 18 vjeçar dhe një person tjetër.

Policia eshte vënë në ndjekje të dy autorëve, shtetasve me inicialet E.Xh dhe Sh.L, dhe janë ngritur postobllokqe në të gjithë qytetin, raporton Panorama.