Ministria e Shëndetësisë informon se në pajtim me raportin e Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën prej 24 deri më 30 gusht, janë bërë 9.944 testime të virusit SARS-CoV-2, ndërsa janë regjistruar 666 raste të reja pozitive që paraqet ulje prej 20,6 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Raste të reja të regjistruara ka në 29 qytete në shtet, ndërsa pjesa më e madhe janë nga Shkupi – 31,4 për qind. Në periudhën e njëjtë, në 23 qytete, apo shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar, numri i të diagnostikuarve të rinj është nën 20.

Përqindja e rasteve pozitive e të testuarve mbërrin 6.7 për qind që paraqet ulje prej 0,8 për qind në krahasim me javën e kaluar. Ky tregues edhe më tej tregon trend të vazhdueshëm të uljes në krahasim me javët e kaluara kur i njëjti lëviz prej 10 për qind, 9,4 për qind, 8,6 për qind, 7,8 për qind dhe 7,5 për qind.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Dhe në këtë periudhë më e përfaqësuar është grupmosha e personave mbi 60 vjet me 158 (23,7 për qind) pozitivë.

Numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat e moshës prej 30-39 (n=138; 20,7%), 50-59 (n=122; 18,3%) dhe 20-29 (n=113; 17,0%). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (n=12; 1,8%) dhe 10-19 vjet (n=31; 4,7%).

Nga rastet të cilët janë hulumtuar në mënyrë epidemiologjike (n=657; 98,6%), është regjistruar 71 (10,7%) të hospitalizuar (ulje prej 40,3% në krahasim me javën e kaluar), ndërsa te 195 (29,6%) persona është regjistruar prania e komorbiditeteve. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 212 (32,2%) kanë kontakt me rast të konfirmuar. Janë regjistruar 24 persona me histori të udhëtimit në 14 ditët e fundit.

Në periudhën e cekur, pas marrjes së 2 testeve negative për prani të SARS-CoV-2 apo me përdorim të algoritmit të ri, të shëruar udhëhiqen 1.112 persona të cilët kanë qenë të shtrirë në spital apo në trajtim shtëpiak, që është 558 persona apo 100 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.

Janë paraqitur 35 raste të vdekjeve nga 13 qytete, rritje prej 84,2 për qind në krahasim me javën e kaluar. Lidhur me moshën, 26 kanë qenë mbi 60 vjet, 5 të moshës prej 50-59 vjet dhe 4 të moshës prej 40-49. Të gjithë të vdekurit kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa komorbiditete janë regjistruar te 29 raste.

Raportet e hollësishme të Institutit për Shëndet publik për gjendjen me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – – 24-30.08.2020, si dhe Gjendja kumulative me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në dispozicion në faqen e internetit të Instituti për Shëndet Publik http://iph.mk/.