Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Gjykimi udhëhiqet nga Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive.

Në seancën e kaluar u prezantuan dëshmi të siguruara nga masat hetuese, por opinioni u përjashtua.

Rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar u kthye nga fillimi, pasi shkoi nën kompetencat e Prokurorisë Speciale.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimin dhe liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju shqiptoi masa të përkujdesit.

Pas shfuqizimit të aktgjykimit të shkallës së parë, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.