Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë seanca e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri, ku në rend dite janë propozim vendimet për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe kushteve në tregjet e energjisë elektrike dhe për ekzistimin e gjendjes së krizës në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësia e shfrytëzimit lëndë djegëse alternative dhe gjendja e tregut të energjisë termike.

Do të jetë dita e katërt e diskutimit në komisionin vendas dhe pas përfundimit të tij, në seancë plenare do të mund të votohet për vazhdimin e situatës së krizës në këtë zonë edhe për gjysmë viti, e cila është në fuqi me vendimin e Qeverisë nga 1 shtatori.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka bërë me dije se afati për shpalljen e gjendjes së krizës është 28 shtatori, që të hyjë në fuqi nga 1 tetori.

Sipas qeverisë, shpallja e gjendjes së krizës do t’u mundësojë mekanizmave që të përballen me krizën.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, javën e kaluar theksoi se kanë mjaft argumente për të kërkuar një periudhë gjashtëmujore të krizës energjetike, në mënyrë që qytetarët të respektohen me masat e duhura që të paktën ta ndjejnë krizën.

Për deputetët e opozitës OBRM-PDUKM, shkak për gjendjen e keqe me energjinë elektrike në vend është puna jashtë vendit dhe reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas tyre, prodhimi vendor është dashur të rritet në vend që të zvogëlohet në vitet e kaluara.

Ndryshe, këtë javë duhet të dihet se nga do të sigurohet energjia elektrike për ekonominë, ndërsa për qytetarët dhe kompanitë e vogla që janë në tregun rregullator, siç sigurojnë autoritetet, furnizimi me energji elektrike është i besueshëm.

Qeveria thotë se sezoni i ngrohjes do të nisë në kohë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha të shtunën se kjo javë është vendimtare kur duhet të dihet se ku do të sigurohet energjia elektrike për ekonominë.

Autoritetet sigurojnë se për amvisëritë dhe kompanitë e vogla që janë në tregun e rregulluar do të ketë energji elektrike deri në muajin mars.

Ata sigurojnë gjithashtu se do të ketë shpërndarje të energjisë termike.

Bytyqi është i bindur se BEG, një kompani të cilës i janë hequr licencat e punës, duhet të japë energji termike deri në përcaktimin e operatorit të ri ekonomik.

Ai thotë se sipas ligjit BEG është i obliguar që të ketë rezerva të mjaftueshme të gazit natyror dhe lëndëve të tjera të para për të siguruar energji termike.