7 vjeçari nga Gostivari i cili në bazë të Prokurorisë, në momentin e zjarrit ka qenë i lidhur me zinxhir nga nëna e tij, sot është përcjellur për në banesën e fundit. Ekipi i Televizionit 21 gjatë ditës së sotme ishte në këtë konvikt për të parë kushtet dhe gjendjen e fëmijëve. Në momentin që shkuam, dera ishte e mbyllur.
Më pas kontaktuam edhe me Qendrën për punë dhe politikë sociale, ku për pak minuta mbërriti aty Azbi Shaqiri psikolog në këtë qendër. Na tha se kanë qenë në varrimin e 7 vjeçarit pasi që në Gostivar ai nuk ka asnjë familjar dhe atyre u ka takuar që ta varrosin.
“Ishim në varrim pasi që sot varrosëm fëmijën që ishte viktimë nga zjarri që ndodhi në familjen në fjalë dhe ne si qendër për punë dhe politik sociale na mbet obligim për ta varrosur fëmijën pasi që nuk ka familje tjetër këtu në Gostivar dhe ne ishim që të kryejnë ritualin fetar pasi që u varros si mysliman.”, tha Azbi Shaqiri, psikolog.
Sipas tij gjendja e fëmijëve është e mirë dhe se në ditët në vazhdim do të zhvendosen nga ky konvikt.
“Prej ditës që i kemi akomoduar këtu edhe punëtorër social nga qendra për punë sociale janë në kontakt dhe i vizitojnë dhe vazhdimisht jemi duke punuar me fëmijët dhe pas tragjedisë që ndodhi është normale që fëmijët të kenë gjendje të rënduar psikologjike mirë po në ekipin tonë ka edhe punëtor social edhe psikolog që vazhdimit punojnë me fëmijët dhe ditën e sotme gjendja psikologjike e fëmijë ishte pak më e mirë.”, tha më tej Shaqiri.
Insistimi jonë ishte që të shohim fëmijët por edhe kushtet se ku janë vendosur ata por nga kjo qendër na thanë se nuk lejohet që të kemi kontakt me fëmijët. Më pas jashtë doli tezja e fëmijëve e cila ka banuar bashkë me ta dhe të ëmën që tash gjendet në paraburgim. Tezja nuk deshi të flasë para kamerave, por na tha se kushtet i kanë të mira, ushqim kanë për të ngrënë dhe se fëmijët për momentin janë duke lozur dhe janë duke kaluar traumën që përjetuan me humbjen e vëllait dhe paraburgosjen e së ëmës. Ajo nuk deshte të zbuloj më shumë as për ditën e kobshme. Më 16 mars në Gostivar në rrugën e Vardarit një banesë u përfshi nga zjarri, nga ku humbi jetën një fëmijë.
Comments are closed for this post.