Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhelyi arriti në Shkup, ndërsa momentalisht është në takim me kryeministrin Kovaçevski.
Gjatë ditës së sotme ai pritet të takohet me kryetarë të disa parti politike në kuvend si dhe me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai do të realizojë takim edhe ministrin Bujar Osmani si dhe me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq.
Dje në Sofje, Varhelyi theksoi se çështja e fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian pritet të zgjidhet deri në qershor të këtij viti.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se vendit i duhet sa më shpejt të nisen bisedimet për anëtarësim në BE dhe se nuk mund që retorika popullsite të jetë pengesë për anëtarësimin në BE.
Comments are closed for this post.