Në vend vështirë do të arrihet imuniteti kolektiv mbi 80 apo 85% që, sipas parashikimeve të epidemiologëve në botë është e nevojshme që t’i bëhet ballë llojit britanik apo afrikan të virusit Korona, vlerëson mikrobiologu, Nikolla Paunovski. Për shkak se te ne lëvizja anti-vaksionare është shumë e fuqishme, është diçka që mund të shihet edhe te Serbia, ku është në pikëpyetje se a do të harxhohen të gjitha vaksinat, thotë Panovski.

“Ne shpresojmë për 65-70%, ajo është reale, normalisht në qoftë se bëhet fushatë dhe tregohet me shembuj se sa ndikon vaksina. Personalisht nuk jam ithtar i asaj që vaksina të jetë e detyrueshme. Bëhet fjalë para se gjithash për rrezik te qytetarët në moshë. Ata vuajnë nga kjo sëmundje, vetë mund të lexojnë. Është zgjedhja e tyre se a do të besojnë në shkencë apo do të besojnë në para-shkencë.”,- tha mikroboiologu, Nikolla Panovski.

Panovski thotë se mënyra e vetme për të ngritur përqindjen e imunitetit kolektiv është lufta kundër lajmeve të rreme dhe dhënia e sa më tepër informatave për vaksinën nëpërmjet mediave.

“E jona si ekspertë është të japim informata të sakta dhe sa më shumë që të mundemi të reagojnë në të gjitha lajmet e rreme për vaksinat, të cilat çdo ditë po shpërndahen. Unë personalisht çdo ditë e bëj atë, që të mundemi që edhe ato që dyshojnë për vaksinim të binden”,- theksoi Panovski.

Sipas mikrobiologut Panovski, është normale që të ketë dyshime, mirëpo ai vlerëson se 70% i qytetarëve të rritur të vaksinuar do të arrihet diku në fillim të dimrit.