Një këngëtare ukrainase ka performuar në skenën e “The Voice of Greece” një këngë të mirënjohur shqiptare, duke marrë vëmendjen e të gjithë jurisë.  Bëhet fjalë për këngën arbëreshe Lule Lule të cilën Angelina Statyeva e këndon shumë mirë megjithëse me vështirësi fjalët.

Vija melodike i ka tërhequr anëtarët e jurisë që janë kthyer që të gjithë. Të kuriozuar ata e kanë pyetur vajzën kënga që këndoi ishte në gjuhën ukrainase dhe vajza përgjigjet se është një këngë nga Ballkani.

Kur pyetet për gjuhen ajo përgjigjet: Shqiptare dhe thotë që është një këngë shumë speciale për të.

Gjithashtu shprehet se ajo nuk flet shqip.

Në përfundim të këngës duartrokitjet në sallë nuk kishin të ndalur.