Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për një vit të tërë ka ndodhur përdhunimi i vajzës së mitur nga fshati Likovë të Kumanovës.

Rastin dje e ka paraqitur nëna e vajzës së mitur.

“Në SPB Kumanovë, gruaja 40 vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se nga fillimi i vitit 2019 deri në fillim të vitit 2020, familjar i tyre nga një fshat nga Komuna e Likovës, në disa raste ka përdhunuar vajzën e mitur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.