Është dorëzuar akuza dhe i është vazhduar paraburgimi 46-vjeçare nga Shkupi e cila midis 1 dhe 2 gushtit e kishte vrarë nënën e saj. Vrasjen makabre ajo e ka kryer në shtëpinë e tyre të përbashkët në Taftaligje, kur vajza i kishte prerë jetën nënës së saj 74 vjeçare duke i ndaluar frymën me duar.
Disa orë më vonë vet vajza e kishte paraqitur rastin në polici.
Motiv për vrasjen ka qenë një mosmarrëveshje e përbashkët për mjete financiare, ka thënë 46 vjeçarja nga Shkupi./Alsat
Comments are closed for this post.