Banka Qendore e Uzbekistanit ka njoftuar se nga 25 shkurti do të fillojë prodhimi i bankënotës prej 100 mijë somësh.

Sipas njoftimit të bankës, kjo bankënotë do të dallojë nga të tjerat sepse për herë të parë do ta ketë shenjën për t’u dalluar nga personat e verbër. Pavarësisht shifrës së madhe, kjo bankënotë do ta ketë vlerën e 12 dollarëve amerikanë.

Deri tash, bankënota prej 50 mijë somësh ka qenë banënota më e madhe në qarkullim. Ajo ishte futur në treg në gusht të vitit 2017.

Ekonomistët e Uzbekistanit kanë thënë se futja në qarkullim e bankënotave me shifra të mëdha është e nevojshme për shkak të vlerës së ulët të tyre. Përdoruesit e tyre janë të detyruar të bartin sasi të mëdha të bankënotave për të paguar produkte të përditshme, shkruan “Free Europe”.