Pica, ëmbëlsirat, patatinat dhe të tjera ushqime të procesuara me yndyrë të lartë mund të shkaktojnë dëmtime permanente në spermën e juaj. Thotë hulumtues nga Universiteti i Harvardit.

Hulumtuesit kanë studiuar së paku 3 mijë burra të moshave 18 dhe 20 vjeç. Kështu është gjetur se ata që kanë pasur një dietë të pasur me fruta, perime, pulë dhe peshk kishin numër më të madh të spermatozoideve se sa ata që kishin një dietë me ushqim të procesuar.

Rezultatet janë prezantuar këtë javë në një konference mjekësore në Vienë.

“Me picë, patatatina dhe mish të kuq dimë që stresi oksidativë rritet dhe kjo është gjë e keqe për spermën”, thotë Allan Pacey nga Universiteti i Harvardit.

Këto zbulime pritet që të ndikojnë shumë në zgjedhjen e ushqimeve nga meshkujt.

Infertiliteti tek meshkujt është rritur shumë në 15 vitet e fundit, sipas një studimi.