Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri.

Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

Sipas të dhënave sasia e ulët e hemoglobinës vështirëson kryerjen e këtyre funksioneve në organizëm.

Merrni më shumë hekur

Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimet e pasura me hekur:

Mishi dhe peshku

Vezët

Frutat e thata

Brokoli

Barishtet

Bizelet

Arrorët dhe farat

Gjalpi i kikirikut

Merrni më shumë folat

Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Merrni më shumë folat:

Mishi i viçit

Spinaqi

Orizi

Kikirikët

Fasulet

Avokado

Sallata jeshile maksimizon përthithjen e hekurit

Sipas të dhënave të AgroËeb.org konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me vitaminë A:

Peshku

Mëlçia e viçit

Kungulli

Patatja e ëmbël

Barishtet

Ushqimet e pasura me beta karoten

Karrotat

Patatet e ëmbla

Kungulli

Pjepri

Mango

Suplementët e hekurit

Suplementët e hekurit mund të jepen vetëm me rekomandimin e mjekut. Kjo është e nevojshme sepse sasitë e larta të hekurit mund të jenë të rrezikshme, përcjell AgroWeb.

Nëse e teproni me hekurin do të prekeni nga sëmundjet e mëlçisë, konstipacioni, të përzierat dhe të vjellat. Suplementët mund të rrisin nivelet e hekurit në organizëm në mënyrë graduale dhe duhen marrë vetëm me rekomandimin e mjekut.