Të nderuar qytetarë të Maqedonisë, të dashur bashkëqytetarë, të dashur miq, edhe një vit ka kaluar pas nesh.
Viti 2024 ishte një vit sfidash, por edhe fillimesh të reja. Populli zgjodhi të ardhmen dhe na dha një mandat për ndryshim. Ne trashëguam një shtet në një situatë të vështirë, por me përpjekje dhe plan të qartë arritëm një rritje prej 3%, rritje pensionesh dhe pagash, investime të reja dhe projekte për përmirësimin e jetës. Ne hapëm frontin kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosëm bazat për zhvillim të qëndrueshëm, thotë kryeministri Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri.
2025 do të jetë një vit rritjeje, rregulli dhe integrimi. Do të investojmë në ekonomi, infrastrukturë dhe arsim, me fokus një jetë më të mirë për të gjithë. Ne do të ndërtojmë Maqedoninë që ju meritoni – të fortë, të qëndrueshme dhe tuajën.
Gëzuar Vitin e Ri!
Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe qytetarët e saj.
Comments are closed for this post.