Më herët u raportua se lideri i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vihen në gatishmëri, veprim i cili ka marrur reagime të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA e sheh si ‘të papranueshëm’ veprimin e Putinit.
Siç kemi raportuar më herët, Vladimir Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë të vihen në gatishmëri të lartë, raporton Sky News.
Tani, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara e ka dënuar këtë veprim si një përshkallëzim të papranueshëm.
Linda Thomas-Greenfield i tha CBS: “Kjo do të thotë se Presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”.
Lëvizja e Putinit do të rrisë frikën në të gjithë Perëndimin se forcat ruse mund të përdorin armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën.
Comments are closed for this post.