Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas koordinimit të rregullt të mëngjesit me drejtorët e qendrave kovide në Shkup, në të cilën u shqyrtua situata me pacientët e shtruar në spital fundjavën e kaluar, arriti në përfundimin se numri i pranimeve në spital po zvogëlohet këtë periudhë.

“Edhe pse numri i pranimeve në spital po zvogëlohet ngadalë, si në Shkup ashtu edhe në qendrat kovide në vend, dhe kështu numri i përgjithshëm i njerëzve të shtruar në spital po zvogëlohet, situata është akoma serioze dhe ne mbetemi të kujdesshëm. Ka mjaft vende të lira në spitale dhe ne jemi gati të lëmë pajisje shtesë nëse është e nevojshme”, tha ministri.

Filipçe për valën e tretë të virusit shton se përkundër transmetueshmërisë më të madhe, solli edhe pamje klinike shumë më të vështirë dhe shtrim në spital më të gjatë dhe për këtë arsye apelon që të respektohen masat e mbrojtëse.