Sipas raportit javor të Sektorit për kontroll sanitar, uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, kumtoi NP “Ujësjellës dhe kanalizim”.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 31 gushtit deri më 4 shtator ka marrë 182 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 182 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra të testeve, të gjithë mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.