UEFA po përgaditet për një ndryshim në Fair Play financiar.
Sipas “Times” UEFA po e shqyrton mundësinë që të vendos limit për klubet për pagat e lojtarëve duke u bazuar në skemën e Spanjës.
Kjo do të thotë se çdo klub do të jetë i lejuar të shpenzojë vetëm një përqindje të caktuar nga UEFA nga të ardhurat e klubit për pagat e lojtarëve.
Në Spanjë është duke u përdorur ky sistem dhe klubet kanë të drejtë të paguajnë lojtarët nga 70 përqindëshi i të ardhurave të tyre.
Sipas kësaj gazete angleze ky rregull do të propozohet në muajin shtator të vitit 2022 dhe çdo klub që do e kalojë përqindjen e vendosur nga UEFA për pagat e lojtarëve do të ketë një ‘gjobë‘ që do ia paguajë UEFA-s.
Comments are closed for this post.