Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Evropën po konsiderohet si variant modern i një rruge të lashtë tragëtare që lidhte Lindjen dhe Perëndimin dhe një mënyrë alternative për nismën kineze Një brez Një rrugë. Gazetarja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell hollësi se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po pmbështesin këtë rrugë të re hekurudhore dhe detare.
Korridori ekonomik Indi – Lindje e Mesme – Evropë, rezultat i takimit të shteteve më të zhvilluara të botës, të njohura si G-20, në Indi, do të përbëhet nga një rrjet linjash hekurudhore dhe detare nga India në Lindje të Mesme, pastaj nëpër tokë drejt Mesdheut, nëpër Greqi për në Evropë.
Presidenti Joe Biden e përshëndeti këtë marrëveshje të arritur gjatë takimit në New Delhi.
“Korridori krijon vende pune, rrit tregtinë, forcon zinxhirët furnizues dhe përmirëson lidhjet me njëri tjetrin. Vendos themelet që do të forcojnë tregtinë dhe sigurojnë ushqimin për njerëz në shumë shtete,” tha Presidenti Biden.
Comments are closed for this post.