Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup në lidhje me aksidentin e komunikacionit në fshatin Llaskarcë u morr në pyetje eksperti Lupço Postollov, pjesë e ekipit i cili e përgatiti superekspertizën për aksidentin në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 ishin lënduar.
Avokati Lupço Micevski, avokat i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit, sot vazhdoi ta marrë në pyetje ekspertin Lupço Postollov.
I pyetur nëse 1,67 sekonda nuk janë të mjaftueshme për frenim, por është i mjaftueshëm për reagim në timon dhe ridrejtim të timonit djathtas, ai u përgjigj se disa herë kanë theksuar se nga shoferi i autobusit nuk ka pasur kurrfarë reagimi.
Në lidhje me atë se timoni pas aksidentit është gjetur i kthyer djathtas, i pyetur nëse në këtë rast kanë gjetur fotografi ku timoni është fotografuar në pozitën e lëvizjes drejtë, ai u përgjigj se në pozitën fundit timoni është në gjendje të deformuar.
“Fotografi të tillë nuk ka, por sqarova se të gjitha fotografitë ku timoni është i kthyer djathtas mund të ishin për shkaqe të ndryshme dhe deformime”, tha eksperti.
I pyetur nëse sistemi ABS i këtij autobusi ishte në rregull në ditën e aksidentit, ai u përgjigj jo.
“Në bazë të vëzhgimeve makinerike, sistemi ABS nuk ishte në rregull, gjegjësisht ishte prerë teli që ka lidhje me pajisjet”, u përgjigj ai.
Në pyetjen nëse ai defekt i sistemit ABS ishte te njëra nga rrotat, ose te të gjitha rrotat, ai u përgjigj te të gjitha.
I pyetur nëse me një sistem të tillë ABS për frenim, ky autobus ka guxuar të lëshohet në qarkullim dhe të transportojë udhëtarë më 13.2.2019 nga ana e personave përgjegjës të Durmo Turs, ai u përgjigj se nuk do të duhej.
“Vlerësoj se nuk duhej, sepse çdo defekt i cili do të vërtetohej në kontroll teknik, para se të lëshohet autobusi në qarkullim në komunikacion, duhej të mënjanohej”, tha eksperti.
I pyetur nëse gjatë një sistemi të tillë defekt ABS, gjatë frenimit maksimal me frenën me këmbë, mund të arrihet ajo që rrotat e para të autobusit të mos menaxhohen, ai u përgjigj se sistemi ABS nuk ka pasur kurrfarë ndikimi e as që është shkak për në aksidente komunikacioni.
Seanca dëgjimore e superekspertëve është zhvilluar tashmë një kohë të gjatë. Në seancat e fundit, avokati i të akuzuarit të gjashtë – shoferi i autobusit, ka bërë disa pyetje në lidhje me ndodhjen e aksidentit dhe mosfunksionimin teknik të autobusit, shumica e të cilave janë kundërshtuar nga avokatët e të akuzuarve të tjerë, sipas të cilëve përsëriten pyetjet.
Prokurori në seancën e sotme tha se strategjia e avokatëve të të akuzuarve të tjerë është bartja e përgjegjësisë tek shoferi, për të cilin ata u përgjigjën se është e palejueshme që prokurori publik, duke deklaruar një gjë të tillë, të vihet në rolin e avokatit mbrojtës të të akuzuarit.
Përveç Postollovit, në ekipin e ekspertëve të cilët e përgatitën superkepsrtizën në komunikacion janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri.
Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 ishte refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk janë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka mundësinë të formojë ekip ekspertësh të licencuar për kryerjen e superekspertizës. Superekspertiza mbërriti në Penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillim formal të procesit, pas çka ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur superekspertizën mekanike dhe aktualisht edhe ekspertët që kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.
Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Përderisa, tre të punësuarit në stacion për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Doran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkë pjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski. Gjykimi vazhdon më 31 tetor.
Comments are closed for this post.