Dy foto paparaci të Anës së “Për’puthen” dhe reperit shqiptar, Bardhi Idrizi, u bënë shkak që në media të përflitej për një romancë mes tyre. Ata të dy u fotografuan një herë në Tiranë e më pas në Kosovë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Ndërkohë Bardhi i hodhi poshtë dyshimet për një romancë me Anën, pasi në “Afterparty-n e Luana Vjollcës”, tha se është single.
Ndërsa Ana ka folur dje në lidhje me thashethemet e përhapura. Në nisje të emisionit “Për’puthen”, Bora e pyeti se si qëndron e vërteta dhe nëse ata janë apo jo në një lidhje. Ana tha se mes tyre ka vetëm miqësi, madje tregoi edhe se si janë njohur bashkë për herë të parë.
Ajo u shpreh se me Bardhin njihet prej kohësh, për shkak të menaxherit të tij. Më pas Ana zbuloi se po bashkëpunon me reperin për disa projekte, por nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë.
“Djali në fjalë, Bardhi, është një person që e kam shumë xhan, e vlerësoj shumë, njihemi prej kohësh. Nuk ka asnjë romancë, ka një miqësi dhe po punojmë për disa gjëra bashkë. Jemi takuar dhe kur unë s’kam qenë personazh publik, po kjo është barra që marrim kur bëhemi të njohur. Aty nuk ka asnjë puthje, asnjë përqafim që të shihet si romancë”, u shpreh Ana.
Kujtojmë se për disa ditë Ana nuk ishte e pranishme në emision, pas një debati të fortë që pati me Fatjonin, me të cilin dukej se po lindte një romancë në fillim të “Për’puthen”.
Comments are closed for this post.