Olsi Hajdari u zgjua ditën e djeshme nga koma dhe rrëfeu se pasi kishin ngrënë ndarkë, ai bashkë me nusen e tij Rezartën ishin shtrirë për të fjetur bashkë me një mangall me prush në dhomë.

Pastaj ai mohon të mbajë më mend gjë tjetër derisa në momentin që është zgjuar në spital.

Por prindërit e Rezartës nuk e pranojnë këtë version por hedhin dyshime për atë që ka ndodhur.

“Nuk besojme fare ne ngjarje aksidentale, shteti duhet te hetoje ngjarjen dhe te na jape pergjigje pse vdiq vajza jone”, – thone ata, duke shprehur hapur mosbesim ne variantin qe dha dhendrri Olsi, qe kishin vene mangall ne dhome per t’u ngrohur e me pas nuk kuptoi me asgje se cfare ndodhi.

“Nuk e besojme fare kete variant, ne do te bejme kallezim ne prokurori”- kane thënë prindërit e të ndjerës. /albeu.com/