Pronari i Twitter-it, Elon Musk ka konfirmuar aludimet se rrejti social në të cilin ai është në krye do të ndryshojë emrin. Këtë ai e bëri duke replikuar në postimin e Daily News në Twitter ku thuhet se “Twitter mund të riemërtohet në një emër tjetër në të ardhmen, ka lënë të kuptohet Elon.

Ai thotë se krahasuar me Twitterin e vjetër, platforma X do të ketë një larmi shumë më të gjerë të teksteve, videove, mesazheve dhe shërbimeve financiare. Replika e tij ishte e shkurtë por që pohoi se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.

“E vërtetë”, shkroi Musk. Elon Musk kishte thënë se “Unë besoj në markën përshkruese. Ndërsa X mund të thotë çdo gjë.”