TVSH-ja ime, në shkurt bëhet pagesa për qytetarët që skanuar llogari fiskale

Ekonomi 17.01.2020 / 9:00

Qytetarët të cilët kanë skanuar llogari fiskale gjatë muajit tetor nëntor dhe dhjetor do të mund t’i marrin paratë gjatë muajit shkurt. Sipas DHP-së, qytetarëve do t’u kthehen 233.176.601 denarë apo 3.791.000 euro.

Sipas të dhënave të DHP-së, gjithsej janë skanuar 28.9478.878 llogari fiskale.

Nga DHP njoftojnë se për tremujorin e parë prej fillimit të masës ‘TVSH-ja ime’ e që pagesa filloi nga muaji dhjetor është bërë pagesa te 144.601 qytetarë të cilët kanë vendosur xhirollogari të vlefshme në aplikacionin mobil.

Për qytetarët të cilët në aplikacion kishin vendosur xhirollogari të gabuar dhe kanë përmirësuar, pagesa do të bëhet gjatë periudhës që vjen.




Comments are closed for this post.

Të fundit