Turqia po përgatitet të pushtojë qytetin e Kobanit, qytet shumë i rëndësishëm për kurdët e Sirisë pasi aty kurdët arritën të thyenin edhe forcat terroriste të IS-it. Qyteti i Kobanit ndodhet vetëm 35 kilometra në jug-lindje të RAS al-Ain, qytet që tashmë është në duar e turqve, por ushtarakët kurdë e mohojnë këtë fakt. Ndërsa forcat siriane veçmë kanë filluar spostimin e e tyre drejt kufirit me Turqinë pas marrëveshjes së arritur me kurdët dhe gjenden në qytetin e Tel Tamer, shumë afër Kobanit dhe janë gati të përballen me forcat turke. Ndërsa qeveria e Asadit arriti një marrëveshje me forcat kurde për t’u bërë ballë forcave të ushtrisë së Ankarasë. Tal Tamer, qytet edhe ky që gjendet vetëm 35 kilometra nga Ras al-Ain, tashmë nën forcat e Turqisë sipas Ankarasë.  Objektivi i forcave siriane është edhe çlirimi i qyteti Afrin që tashmë edhe ai ndodhet nën forcat turke në Veri-Perëndim të vendit. Gjenerali kurd Ismet Sheikh Hasan i tha agjencisë së lajmeve ruse RT se trupat siriane dhe ruse mund të hynë shumë shpejt në qytetin e Kobanit për të qenë gati kundër një pushtimi të mundshëm nga Turqia.