Turqia caktoi sot tre imamë për Aja Sofia, njëri prej të cilëve është profesor i studimeve fetare, që para namazit të parë në këtë objekt në Stamboll pas 86 vjetëve.

Lutja e parë myslimane në Aja Sofia është planifikuar për sot para qindra besimtarëve, dhe është paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ministri turk për Çështje Fetare, Ali Erbas deklaroi se janë caktuar tre imamë të cilët do ta udhëheqin lutjen, ndërsa ata janë Mehmet Bojnukalina, profesor i së drejtës islame në Universitetin e Stambollit Marmara, Feruh Mustuera dhe Bunjamina Topçuoglu, të cilët janë imamë në dy xhami të tjera.

Erbas i emëroi edhe pesë myezinë për Aja Sofian, persona që e këndojnë ezanin dhe u bëjnë thirrje myslimanëve për namaz nga maja e minares.

Autoritetet i kanë shënuar zonat jashtë Aja Sofias, se ku do të qëndrojnë burrat në lutjen e sotme dhe ku gratë, dhe siç njoftohet, do të angazhohen 17.000 persona për siguri. Rrugët që çojnë drejt objektit fetar do të mbyllen.