Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi 122 nga 129 zjarre në 35 provinca të vendit janë vënë nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Nga 129 zjarre në 35 provinca, 122 janë vënë në kontroll”, shkroi Altun në median sociale.
Ai shtoi se të gjitha mjetet e shtetit janë mobilizuar për të luftuar zjarret.
Përpjekjet për të vënë nën kontroll shtatë zjarre të tjera janë në vazhdim.
Zjarret shpërthyen në të paktën 35 provinca, përfshirë disa në bregdetin mesdhetar të Turqisë, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona.
Rreth 271 persona të tjerë janë prekur, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD)
Comments are closed for this post.