Turistët vendorë të cilët mbrëmë kanë qenë të ngujuar në aeroportin e Shkupit, kanë fluturuar sot pas orës 10:00 në drejtim të Hurgadës në Egjipt.

Sipas informacioneve të web-faqes së Aeroportit Ndërkombëtar “Shkupi”, qytetarët kanë fluturuar në orën 10:44 me aeroplanin “Fly 2 Sky Airlines”.

Turistët është dashur që fluturimin ta bëjnë mbrëmë pas mesnatës, por ai është shtyrë disa herë. Një herë për në orën 02:30, një herë për në orën 05:00 dhe një herë për në orën 07:00.

Aranzhimin qytetarët e kanë paguar përmes disa agjencive turistike.

Ky rast i ngujimit disa orësh të qytetarëve nuk është paraqitur në Inspektoratin Shtetëror të Tregut.