“E paarsyeshme është ajo që e bëri Bashkimi Evropian dhe shpresoj se së shpejti do ta kuptojnë këtë gabim historik”.
Këtë e ka deklaruar kryetari SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, në një intervistë për “KritTV”, ku ka folur për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.
Tsipras tha se kryeministri aktual grek Kiriakos Mitsotakis, i cili e kundërshtonte Marrëveshjen e Prespës, “do të lutet që pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të mos vijnë në pushtet ata që mendojnë si ai”.
Sipas Tsipras, zgjidhja e arritur përmes Marrëveshjes së Prespës, në mes dy vendeve nuk mund lehtë të prishet.
Comments are closed for this post.