Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump mbajti konferencën e parë për shtyp të martën që kur Kongresi vërtetoi fitoren e tij në zgjedhjen e 5 nëntorit 2025. Ai ka thënë se do vendosë tarifa “shumë të larta” ndaj Danimarkës nëse ajo i reziston përpjekjeve të tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
I pyetur të martën nëse ai do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për të marrë kontrollin e ishullit me rëndësi strategjike, ai tha: “Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën nga këto dy opsione”. “Mund ta them këtë, territoret na duhen për sigurinë ekonomike”, tha ai. Trump deklaroi se kërkon edhe kontrollin e Kanalit të Panamasë.
Comments are closed for this post.