Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës mund ta ndryshojnë formatin dhe ta bëjnë atë të ngjashëm me atë të NBA që nga viti 2024. Kjo do të thotë që klubet në këto gara do të jenë të ndara nëpër zona gjeografike.
Corriere della Sera raporton se UEFA e prezantoi këtë plan para Ligave Evropiane para dy javëve. Nëse miratohet, atëherë garat evropiane do ta kenë të njëjtin format me atë të garave amerikane, transmeton Gazeta Express.
Besohet se Liga e Kampionëve do të jetë e ndarë në katër grupe të përbëra nga tetë skuadra, ky do të ketë play-offs, play-outs dhe top gjashtë klubet e secilit grup do ta sigurojnë një vend në sezonin e ardhshëm dhe t’i lënë vetëm katër vende të lira për kualifikim nga ligat vendore.
Liga e Kampionëve do të ndiqej nga dy gara poshtë saj, Europa League 1 me 32 skuadra dhe Europa League 2 me 64 skuadra.
Il Corriere raporton se këto gara do të jenë të ndara nëpër zona gjeografike: Veri, Jug, Lindje, Perëndim.
Ekipet që kualifikohen përmes regjioneve të tyre pastaj do të kenë mundësi të garojnë ndërmjet vete në fazën eliminatore për ta siguruar promovimin.
Kjo do të bënte që ndeshjet e garave të Evropës të zhvillohen në fundjavë, gjë të cilën e kanë refuzuar deri më tani vazhdimisht Ligat Evropiane.
Po ashtu, FIFA do të detyrohej t’i zvogëlonte orarin e ndeshjeve të kombëtareve. Vetëm tri herë brenda sezonit, lojtarët do të largoheshin nga klubet për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare.
Ligat sportive të Amerikës janë të ndara në “Konferenca” për shkak të distancës së madhe mes klubeve.
Comments are closed for this post.