Pesë persona janë lënduar në katër nga gjithsej 13 aksidentet në komunikacion që ndodhën gjatë ditës së djeshme. Në nëntë aksidentet tjera janë regjistruar dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka sanksionuar 63 shoferë për shkak të vozitjes me shpejtësi të madhe, ndërsa nga komunikacioni janë larguar gjashtë shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë pa patentë shoferi dhe dy si fillestar.

Policia rrugore dje me ndihmën e “merimangës” ka larguar 43 vetura të cilat nuk ishin parkuar në mënyrë të rregullt.