Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në shuarjen e zjarrit në çatinë e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, konfirmoi për MIA-n komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Strugë, Feti Mazari.
Sipas tij, rasti është lajmëruar mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, pas së cilës kanë intervenuar gjashtë zjarrfikës.
Zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe zjarri është shuar plotësisht, deklaroi Mazari.
Nga SPB Ohër kumtuan se mbrëmë rreth orës 23 e 40 minuta është raportuar për zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë, pronë e A.S nga i njëjti fshat.
Pas intervenimit të NjTKZ në Strugë me lëndime nga goditja e rrymës kanë përfunduar tre zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin.
Ata janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë ku janë konstatuar lëndime trupore me çka dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Po punohet në zbardhjen e rastit.
Comments are closed for this post.