Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 912 testime, ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me Kovid-19, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e reja me Kovid-19 më të shumti ka në Kumanovë-26, në Gostivar-15, në Shkup-13, Prilepi dhe Demir Hisari nga 7, Kavadar-6, në Shtip dhe Vinicë 5 secila, Tetovë-3, Sveti Nikollë-3, Ohër-2, Gjevgjeli-2, Kriva Pallankë-2, Kërçovë-2, Dellçevë-2, Strumicë-1, Berovë-1, Negotinë-1.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 187 pacientë të shëruar nga:Shkupi-60, Shtipi-17, Prilepi-4, Tetova-12, Struga-19, Manastiri-2, Ohri-16, Kavadari-13, Gostivari-11, Kriva Pallanka-2, Krusheva-1, Koçani-5, Demir Hisari-2, Makedonski Brodi-3, Berova-3, Vinica-10, Kratova-1, Sveti Nikolla-2, Kërçova-2 dhe Resnja-2.

Kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Shkupi (69 vjet), Velesi (35 vjet) dhe nga Makedonski Brosi (77 vjet). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitali.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12840, numri i të shëruarve është 9361, i të vdekurve është 547, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2932. Sot po evidentohen dy teste kontrolli. Sipas analizave epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

• Shkup 5418, aktivë 953• Kumanovë 1289, aktivë 298• Dibër 226, aktivë 67• Shtip 1048, aktivë 260• Prilep 365, aktivë 40• Tetovë 1141, aktivë 151• Strugë 521, aktivë 167• Veles 243, aktivë 27• Manastir 184, aktivë 74• Ohër 309, aktivë 66• Kavadar158, aktivë 103• Gostivar 660, aktivë 289• Gjevgjeli 31, aktivë 13 (* 7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 6 të Bogdancit)• Strumicë 52, aktivë 23• Kriva Pallankë 30, aktivë 5• Radovish 38, aktivë 10• Krushevë 16, aktivë 1• Koçan 128, aktivë 29• Probishtip 69, aktivë 17• Demir Hisar 60 vjeç, aktiv 37• Makedonski Brod 65, aktivë 45• Pehçevë 8, aktivë 2• Berovë 15, aktivë 6• Valandovë 7, aktiv 1• Vinicë 51, aktivë 36• Dellçevë 10, aktivë 5 (* 4 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)• Kratovë 15, aktiv 1• Sveti Nikollë 261, aktivë 61• Kërçova 240, aktivë 126• Resnje 146, aktivë 7• Negotinë 36, aktivë 12 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Nga testet e bëra 912 përmes: ISHP-514, QSHP Shkup-12, Avicena- 0, Biotek- 33, ASHAM- 0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 148, Sistina me PCR metodë-135, Mjekësia ligjore-0, QSHP Manastir- 51, Klinika Infektive- 11, KGJO- 7, laboratore nga jashtë-1. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 127196 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 82 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 43, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 18 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe shtatë fëmijë pozitivë me virus, dhe një pacient i dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 83 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 18, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 41 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 122 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19

Raste aktive në komunat në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup)

• Çair – 134• Aerodrom – 123• Butel – 66• Gazi Babë – 124• Qendër – 87• Karposh – 98• Saraj – 33• Kisella Vodë – 70• Gjorçe Petrov – 65• Studeniçan – 30• Shuto Orizarë – 58• Haraçinë – 17• Ilinden – 12• Petrovec – 7• Çuçer Sandevë – 10• Sopishtë – 10• Zelenikovë – 4• Të huaj – 3• Të papërcaktuar – 2