Tre persona janë lënduar më lehtë në dy nga gjithsej gjashtë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka përjashtuar nga komunikacioni 13 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë para se të marrin të drejtën e vozitjes, katër shoferë fillestarë, si dhe 16 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre shoferë për rreshtim të parregullt, 10 shoferë për parakalim të parregullt, dy shoferë të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit dhe 17 shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes. Janë sanksionuar edhe dy shoferë të mopedit, motorit ose motoçikletës të cilët nuk mbanin helmetë mbrojtëse.

Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar në vijat e shënuara për këmbësorë.

Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e karrotrecit janë larguar 73 automjete.