Blerim Reka – më së paku i njohur për publikun nga tre kandidatët për kreun e ardhshëm të shtetit. Edhe para zgjedhjeve, ai nuk ishte shumë i ekspozuar, me përjashtim të vizitave të herëpashershme në media. Dhe pas fillimit zyrtar të garës, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, ai zgjodhi të mos ketë një fushatë shumë të madhe por të jetë më i fokusuar në takimet me qytetarët.

Nëse shqiptarët nuk dinë për kë të votojnë, atëherë gjithçka është kot. Unë do t’i thërrisja ata që të votonin me zemër, të votonin me ndërgjegje, thotë Reka.