Ndërsa debati vazhdon në Commons, deputeti konservator, Sir Roger Gale ka falënderuar spitalet e East Kentit që trajtojnë të mbijetuarit.
Deputeti britanik Sir Roger Gale ka reaguar për tragjedinë në Kanalin Anglez, ku 4 emigrantë humbën jetën pas fundosjes së gomones së tyre.
Ai falënderoi spitalet e Kenit Lindor që po trajtojnë të mbijetuarit, teksa shtoi se disa prej tyre janë ende në luftë për jetën. Mes të mbijetuarve, tha ai, ka edhe gra e fëmijë.
Sir Roger i përshkroi kalimet e Kanalit si “vdekje lundruese” dhe pyeti se sa njerëz janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandë njerëzish.
Në përgjigje, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se 55 grupe të krimit të organizuar janë arrestuar deri më tani këtë vit.
“Puna që po bëhet për kapjen e bandave është e gjerë, koherente dhe do të rritet”, tha ajo.
Comments are closed for this post.