Tirana dhe Crvena Zvezda do të luajnë midis tyre mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë në Ligën e Kampioneve.
Edhe pse është vetëm një ndeshje futbolli, përballja midis dy skuadrave pritet të jetë shumë e nxehtë, duke u cilësuar si derbi ballkanik, për shkak të së shkuarës së dy shteteve.
Bardheblutë do të tentojnë me çdo kusht triumfin në këtë sifdë, mirëpo përballë do të kenë një ekip mjaft të fortë, që po ashtu si Tirana kërkon kualifikimin në raundin tjetër.
Trajneri i bardhebluve Emanuel Egbo është në dilemë nëse do të përdorë ekipin tip apo të ndryshojë diçka nga sfida me Tbilisin.
Trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic pritet qëkëtë ndeshja t’ia besojë 11-hes që fituan ndaj Europa-s në raunin e parë kualifikues.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Lika, Toshevski, Najdovski, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kobina, Kale, Torasa, Muçi.
Crvena Zvezda: Milan Borjan, Marko Gobeljic, Milos Degenek, Nemanja Milunovic, Milan Rodic, Sekou Sanogo, Mirko Ivanic, Srdjan Spiridonovic, Guélor Kanga, Aleksandar Katai, El Fardou Ben
Comments are closed for this post.