Një zyrë pa dritare, e mbushur me kolegë duhanpirës, ka qenë fatale për një të punësuar sicilian në Postën Italiane. Pas 14 vitesh punë, sëmuret me tumor në faring.

Për mjekët, shkaku ishte tymi i duhanit ‘pasiv’ që kishte thithur në vendin e punës.

Punonjësit, tanimë pensionist dhe 90 vjeçar, i lindi e drejta për t’ju drejtuar Gjykatës së Vendit dhe për të kërkuar një dëmshpërblim prej 174 mijë eurosh.

Sipas gjyqtarëve ‘Poste Italiane’, do duhej të kishin patur parasysh kushtet e punës për punonjësin jo-duhan pirës, duke patur parasysh dëmet që sjell duahnpirja pasive.

I dëmtuari është ekspozuar ndaj tymit të kolegëve nga viti 1980 deri në vitin 1994, vite ku nuk ishte ende aktiv ligji anti duhan për vendet e mbyllura (i cili u vendos në vitin 2003).

Kur kishte dalë në pension, në vitin 2000 u diagnostikua me tumor. Kështu, ai nisi luftën ligjore me ish vendin e tij të punës dhe fitoi të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri në shkallën finale të Kasacionit, ku u konfirmua se nuk mund të kishte qenë arsye tjetër, veç asaj të tymit pasiv.

Tanimë, ish punonjësi, pas operacionit ka mbetur invalid me 40 % dhe do dëmshpërblehet nga ‘Poste italiane’ me 174 mijë euro. /oranews/