“Procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është në rrjedhë dhe pa probleme duhet të ratifikohet në Francë deri në fund të këtij viti”.

Këtë e tha sot ambasadori francez Christian Thimonier, pas përkujtimit me rastin e ditës së pajtimit pas Luftës së Parë Botërore dhe Ditës së Zisë Popullore në mes Gjermanisë dhe Francës.

Ndërsa sa i përket çështjes së “mini-schengenit ballkanik”, Thimonier tha se çdo bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor është i mirëseardhur.

“Ky ka qenë edhe mesazhi i presidentit Emannuel Macron, që e ka dhënë në Sofje se çdo bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është i mirëseardhur, pasi siç e shihni bashkëpunimi deri ku na ka sjellë. Franca mbështet këto bashkëpunime”, tha Thimonier.

Ndryshe, protokollin për anëtarësim në NATO, përveç Francës duhet ta ratifikojnë edhe Holanda dhe Spanja.