Don Xhoni është reperi më i ri dhe freestyle “Make a pose” është bërë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm anë e kënd botës publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi publikoi në Instagram videon e një modeleje ruse, e cila argëtohet me këtë këngë të tij dhe e fton Don Xhonin në Rusi, duke iu drejtuar me përkëdheli “bebi” reperit shqiptar.

Para pak çastesh reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar reperi. Kujtojmë se së fundmi reperi publikoi projektin e parë muzikor për këtë vit, të titulluar “Maffia”.