Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takur sot në Nju Jork me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Këtë, presidenti Thaçi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Thaçi ka thënë se Trumpit i ka shprehur mirënjohjen e popullit kosovar për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të ia kanë dhënë vendit tonë.

Sipas tij, kjo mbështetje është jetike për ruajtjen e paqes në Ballkan dhe në Evropë.

Postimi i plotë i presidentit:

Kënaqësi e veçantë të takoj përsëri Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, dhe të shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mbështetje ka qenë përcaktuese, fillimisht për mbijetesë, e më vonë për jetësimin e aspiratës për liri dhe pavarësi. Mbështetja gjithëpërfshirëse amerikane është jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën. Nuk do të lejojmë që të cenohet kurrë marrëdhënia speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.