Në organizim të Klubit të Shahut “Anpasan” dhe Shoqatës Kulturore “Vizion M” me organizator teknik Federata e Shahut të Maqedonisë Veriut,më 26 qershor (e diel), në Tetovë, mbahet edicioni i dytë turneu ndërkombëtar i shahut, ku do të grumbullohen lojtarë më të mirë të rajonit.
“Deri më sot pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 100 lojtarë të shahut nga rajoni, por deri të dielën pritet që pjesëmarrjen e tyre ta konfirmojnë mbi 150 shahista të cilët janë të ranguar me pikë të Federatës ndërkombëtare të Shahut (FIDE). Qëllimi është afirmimi i lojës së shahut në këtë nënqiell sidomos tek mosha e re ” tha Nazmidin Imeri kryetar i KSH “Anpasan”.
Ndër emrat më të njohur që do të jenë të pranishëm në këtë manifestim të shahut janë: Landi Pasku kampion i Shqipërisë, Nderim Saraqi kampion i Kosovës, Nikolla Nikollovski, njëri ndë lojtarët më të mirë të shahut në Maqedoninë e Veriut dhe mjeshtër të tjerë nga Serbia, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.
Turneu do të zhvillohet me sistemin zvicerian apo me nëntë xhiro sipas rregullave të FIDE-s. Arbitër kryesor do të jenë Sashko Llakinski një arbitër me liçencë ndërkombëtare dhe Burhanedin Misimi sekretar Federatës Kosovare të Shahut por do të ketë edhe pesë arbitra ndihmës.
Pë rekuizitat e shahut do do të përkujdesen organizatori dhe Federata e Shahut të RMV-së. Garat e shut do të mbahen në sheshin “Ilirija” në Tetovë, . Hapja solemne e turnout është caktuar pë në orë 10:00, të dielën më 26 qershor. Organizatori për më tëmirët ka siguruar dhurata adekuate.

/KlanMacedonia/