Tetëmbëdhjetë vjeçarja Xh.M. nga Tetova, dje ka denoncuar privim joligjorë nga liria të cilën më datën 9-të të këtij muaji rreth orës 23.00, e ka kryer 24-vjeçari B.Sh. nga Tetova.

Sipas denoncimit personi B.Sh. duke e tërhequr me forcë, e ka futur në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij, ku e ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht, për shkak të ndërprerjes së lidhjes së tyre.