Prokuroria Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi për veprën penale, “prodhim të paautorizuar dhe shitje të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”

“Banorja e Tetovës, në një shtëpi në Shkup, në të cilën po qëndronte përkohësisht, ka mbajtur një sasi të heroinës në peshë të përgjithshme neto prej 31.62 gram dhe substanca psikotrope, gjysmë tabletë metilen dioksimetamfetamin dhe 0.67 gram psilocin. Narkotikëve janë gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë në të cilën po qëndronte e akuzuara në datën 24.01.2019”, thuhet në njoftimin  e Prokurorisë.

Duke pasur parasysh se ka ende arsye për të cilat tashmë të akuzuarës i është përcaktuar paraburgim nga gjyqtari i procedurës paraprake, Prokurori Publik në Gjykatë ka paraqitur propozim për të zgjatur paraburgimin.