Tetë destinacione të reja përmes kompanisë ajrore “Wizz Air” do të lëshohen për qytetarët e Maqedonisë nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit. Katër destinacionet e reja do të jenë nga aeroporti i Shkupit dhe katër nga ai i Ohrit.

Hapja e destinacioneve të reja është mundësuar përmes tenderit për kompanitë ajrore me buxhet të ulët, që sot u nënshkrua mes qeverisë dhe kompanisë “Wizz Air”.

Nga aeroporti i Shkupit do të hapen dy linja për Gjermani edhe atë Baden dhe Bremen, pastaj nga Larnaka për në Qipro gjithashtu pjesë e linjës do të jetë edhe Finlanda, ndërsa nga Ohri do të fluturohet për në Suedi gjegjësisht Malmo, Milan në Itali dhe nga Memingeni dhe Dortmundi në Gjermani.

Nga “WizzAir” njoftuan se nga marsi do të vendosen linjat dhe biletat do të kushtojnë duke filluar nga 1.164 denarë apo 19.99 euro. Ndërsa nga qershori do të vendosen edhe linjat tjera nga Ohri dhe shtuan se do të sillet edhe aeroplani i pestë.

Sipas marrëveshjes, kompania ajrore është e obliguar të hap gjashtë linja të reja ajrore edhe atë dy nga Shkupi dhe katër nga Ohri.

Ndryshe, marrëveshja e sotme për subvencione për kompanitë ajrore është e treta me radhë që nënshkruhet mes Qeverisë dhe “Wizz Air”.