Personave të cilët iu anuluan intervenimet për shkak të Kovid-19, do të përdorin sistemin “Termini Im” së bashku me pacientët e rinj. Terminët do të caktohen sipas listës së pritjes te mjeku përkatës dhe pasi intervenimet u anuluan, kështu do të jetë dhe dinamika.

Në klinikat për pediatri, urologji, ortopedi, spitalin “Shën Erazmo” dhe SPQ “8 shtatori” ky proces do të jetë paralel.

“Tashmë janë bërë lista, kryesisht në institucionet ku grumbullohen më shumë pacientë, me sëmundje kronike, ku intervenimet u anuluan dhe një pjesë e ambienteve do t’u dedikohen atyre, sipas listës së pritjes te mjeku përkatës. Ai do të jetë i detyruar të bëjë një pjesë për intervenim vetëm për këta pacientë, një pjesë tjetër për ata të rinj”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shpjegoi se tani kontrollet shëndetësore zgjasin pak më shumë.

Ai theksoi që pacienti nuk duhet të shoqërohet ose me atë të jetë maksimum një person.

“Mund të them se ata kanë përvojë të shkëlqyeshme që nga fillimi i javës në Klinikën e pediatrisë, e cila kishte konsulta të shumta. Kjo tashmë ka operuar në klinikën e urologjisë, ortopedisë, spitalit ‘Shën Erazmo’ dhe ‘8 shtatori’. Në këto institucione shëndetësore, procesi i intervenimeve te pacientët e vjetër dhe të rinj do të jetë paralel”, shpjegoi Filipçe.