Nga observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup bëjnë të ditur se tërmeti ka ndodhur në orën 10:14 minuta. Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe me intensitet III gradë nga popullata e Resnjës, Strugës dhe Vevçanit.