Një tërmet me magnitudë 5,9 ka ndodhur në verilindje të Tokios, kryeqytetit të Japonisë, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në prefekturën Chiba, në verilindje të zonës metropolitane të Tokios. Tërmeti me magnitudë 5,9 ballë ka ndodhur në orën 22:41 me kohën lokale në thellësi prej 80 kilometrash.

Agjencia e rishikoi shkallën e tërmetit në 5,9 ballë të cilën më parë e kishte njoftuar se është 6,1 ballë.

Tërmeti është ndier gjithashtu në Tokio dhe prefekturat Kanagawa dhe Saitama.

JMA nuk dha paralajmërim për cunami pas tërmetit, ndërsa njoftoi se është tërmeti më i fuqishëm i ndier në metropolin e kryeqytetit, pas tërmetit 9 ballë që goditi verilindjen e vendit në mars 2011.

Agjencia gjithashtu paralajmëroi se lëkundje të tjera të shkallës së njëjtë mund të vazhdojnë, duke paralajmëruar për kujdes për rrëzimet e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet e tokës.

Nga ana tjetër, Agjencia e lajmeve Kyodo, transmetoi se si pasojë e tërmetit në Tokio dhe prefekturat përreth 32 persona janë lënduar; Agjencia për Menaxhimin e Zjarrit dhe Fatkeqësive njoftoi se gjendja e 3 të lënduarve është rëndë.

Gjithashtu shërbimet lokale të trenave që u ndalën në metropolin e kryeqytetit për shkak të tërmetit kanë ndikuar 368 mijë pasagjerë, kurse në Tokio rreth 250 shtëpi mbetën pa energji elektrike.