Një tërmet i fortë është regjistruar pasditen e sotme në Turqi. Nga të dhënat e para tërmeti është regjistruar me madhesi 6.8 i shkallës Rihter.

Tërmeti është regjistruar në pjesën lindore të Turqisë, Elazığ.

Tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në oren 18:55 me një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve fillestare, lëkundjet janë ndjerë në disa provinca fqinje në Turqinë lindore. Mediat vendase raportojnë se autoritetet kanë nisur punë në terren.

Ende nuk raportohet për viktima, ndërsa prej ditësh Turqia është goditur nga një valë lëkundjesh të mëdha të tokës.